
Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova sot e ka realizuar takimin e parë të punës me guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, në të cilin u bisedua për gjendjen aktuale ekonomike dhe monetare në vend dhe rëndësinë e bankës qendrore të qëndrueshme dhe të pavarur për zhvillimin ekonomik afatgjatë, njoftoi Kabineti i saj.
Presidentja Siljanovska Davkova ishte informuar për politikën monetare, stabilitetin e kursit të këmbimit, tendencat dhe gjendjet inflacioniste në sistemin bankar.
Ajo theksoi rëndësinë e promovimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimit të politikave ekonomike me qëllim ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe stimulimin e investimeve dhe rritjes.
Guvernatori Sllaveski theksoi angazhimin e Bankës Popullore për të monitoruar në mënyrë proaktive zhvillimet ekonomike globale dhe të brendshme dhe për të përshtatur politikat me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe besimit në sistemin financiar.
Në takim u konkludua se ruajtja e politikave të qëndrueshme dhe të kujdesshme dhe dialogu konstruktiv mes institucioneve janë bazë për përparimin e mëtejshëm ekonomik të vendit
Takimi Siljanovska Davkova-Sllaveski: Të ruhet stabiliteti makroekonomik dhe të stimulohen investimet e reja appeared first on Telegrafi.