Kryeministri Hristijan Mickoski ka dënuar rastin e dhunës ndaj dy të rinjëve shqiptarë në Tetovë.
Ai thotë se e dënon çdo lloj sulmi fizik por edhe retorikën e politikanëve që rasteve si kjo, që sipas tij tentojnë t’u japin konotacion etnik.
“Retorika e politikanëve që për fat të keq e filloi BDI, në ngjarjet e tyre ku flisnin për ndarje etnike, kthim në vitin 2001, sepse nuk mund të prisni nga BDI të flet për arsim, për shëndetësi, ekonomi, investime e kështu me radhë. Ata të vetmen gjë që mund ta flasin është përçarja dhe 2001-shi. Kjo është ajo që e flet BDI. Lloji i tillë i retorikës, provokon një lloj të këtillë të reagimeve. Absolutisht i dënoj të gjitha incidentet, absolutisht i dënoj sulmet fizike, pavarësisht kush i bën dhe përse i bën. Për mua është me rëndësi që MPB të veprojë menjëherë, t’i zbulojë kryerësit dhe të njëjtit, pavarësisht se kush janë të vendosen para drejtësisë”, deklaroi Mickoski.
Sulmi ndaj dy të rinjve shqiparë në Tetovë, Mickoski: MPB të veprojë, të mos përdoret retorikë me ndarje etnike appeared first on Telegrafi.