Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një reagimi për media akuzon zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti se është takuar me Aleksandar Vulin në Kumanovë.
Nga BDI thonë që takimi mes Mexhitit dhe Vulin, ka ndodhur në kabinetin e kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ku prezent ka qenë edhe zëvendëskryeminstri serb i qeverisë së RMV-së, Ivan Stoikoliç, ndërsa temë e bisedës mes tyre ka qenë investimi serb “Bitolska Banka” në vend.
Kumtesa e plotë e BDI-së:
A ka pasur në shkurt 2025 në Kumanovë një takim mes Izet Mexhitit dhe Aleksandar Vulin për investim serb në Bitolska Banka?
Në interes të transparencës dhe të drejtës së qytetarëve për informim, ngremë pyetjen për të cilën opinioni publik ka të drejtë të marrë përgjigje:
A ka ndodhur në shkurt 2025, në kabinetin e Kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në praninë e Zëvendëskryeministrit Stoilkoviç, një takim midis Izet Mexhitit dhe Aleksandar Vulin, gjatë të cilit është diskutuar dhe koordinuar një investim i madh serb në Bitolska Banka?
Nëse këto informacione rezultojnë të sakta, është e domosdoshme që qytetarët të informohen për motivet, përmbajtjen dhe pasojat e një takimi të tillë. Çdo mungesë transparence kur bëhet fjalë për interesa financiare ndërkombëtare ngre dyshime serioze për ndikim dhe varësi politike.
Për këtë arsye, ftojmë publikisht Kryetarin e Kumanovës, Zëvendëskryeministrin Stoilkoviç dhe Izet Mexhitin që të japin shpjegime të qarta dhe të menjëhershme para opinionit.
BDI: Izet Mexhiti duhet të tregojë se a u takua në muajin shkurt me Aleksandar Vulinin në Kumanovë dhe për çfarë biseduan appeared first on Telegrafi.