minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Spitali modular në Klinikën Infektive në Shkup do të përdoret ose nga Burgu i Idrizovës ose nga Ministria e Mbrojtjes - Shqiperia.info

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari njofton se po shqyrtohet nëse spitali modular i vendosur në Klinikën Infektive në Shkup do të merret nga Ministria e Mbrojtjes apo do të transferohet në Burgun e Idrizovës.

Taravari tha se ka vendim të Qeverisë për marrjen e spitalit modular nga Ministria e Mbrojtjes, por se duhet ambulancë edhe në Burgun e Idrizovës.

“Sa i përket spitalit modular të Klinikës Infektive, tashmë ka një vendim të qeverisë me të cilin Ministria e Mbrojtjes duhet ta marrë atë spital. Ekziston një ide tjetër sepse në burgun e Idrizovës duhet spital. Tani jemi në dilemë nëse ai spital modular ta transferojmë atje për të shërbyer si ambulancë në Burgun e Idrizovës”, tha Taravari gjatë vizitës në Spitalin e Shtipit.

Për spitalin modular në Shtip, i cili funksionon që nga marsi i vitit 2021, Taravari tha se duhet menduar në mënyrë racionale se si të përdoret aty ku ka nevojë.

Ndryshe, gjatë pandemisë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë u ndërtuan spitale modulare në 16 qytete të vendit.

Spitali modular në Klinikën Infektive në Shkup do të përdoret ose nga Burgu i Idrizovës ose nga Ministria e Mbrojtjes appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version