minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Rrjedhin afatet për ankimimet në Gjykatën Administrative për zgjedhjet në RMV - Shqiperia.info

Pas vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për ankesat e rezultateve zgjedhore, disa nga koalicionet paralajmëruan ankesa në Gjykatën Administrative.

Nga 27 ankesa të parashtruara nga partitë dhe koalicionet, KSHZ pranoi shtatë, gjashtë në njësinë e pestë zgjedhore dhe një në njësinë e gjashtë.

Në Njësinë Zgjedhore 5 janë pranuar ankesat për vendvotimet 1272 në Ohër, 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1844 në Strugë, 1470 dhe 1470/1 në Dollnen, ndërsa në Njësinë zgjedhore 6 është pranuar një ankesë për vendvotimin 2101.

Kundër vendimit të KSHZ-së, siç informuan dje, në Gjykatën Administrative mund të bëhet padi në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata Administrative, nga ana tjetër, është e detyruar të marrë vendim për ankimin brenda 48 orëve nga marrja e tij./Telegrafi/

Rrjedhin afatet për ankimimet në Gjykatën Administrative për zgjedhjet në RMV appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version