minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Nga sot fillon kontrolli publik i Listës zgjedhore në Maqedoni - Shqiperia.info

Kontrolli publik i Listës Zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme fillon sot dhe do të zgjasë deri në mesnatën e datës 18 mars 2024, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në listën zgjedhore mund ta bëjnë këtë në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), http://www.sec.mk ose në adresën në vijim: https: //izbirackispisok.gov.mk ose personalisht në departamentet dhe zyrat rajonale të Komisionit.

Kërkesa për regjistrim, plotësimi ose fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore dorëzohet me shkrim në drejtorinë rajonale ose zyrat e KSHZ-së ose përmes e-mail në KSHZ në adresën e mëposhtme: upisis.@sec.mk.

Nga sot fillon kontrolli publik i Listës zgjedhore në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version