Premtoj se do ta justifikoj besimin, ndërsa ata që kanë ndonjë vërejtje do t’i bindë në të kundërtën, se Banka Popullore ka qenë dhe do të mbetet një institucion i pavarur, theksoi guvernatori i ri i Bankës Popullore Trajko Sllaveski, sot në deklaratën e tij solemne.
Sllaveski nënvizoi se Banka Qendrore duhet të fokusohet në tre objektiva kryesore, të cilat janë inflacioni i ulët dhe i qëndrueshëm, stabiliteti financiar dhe mbështetja e politikave të Qeverisë.
“Kuptohet, kompetencat ligjore janë të përcaktuara, dhe kjo është stabiliteti i çmimeve, që për Republikën e Maqedonisë do të thotë një inflacion i ulët dhe i qëndrueshëm dhe stabilitet financiar, të cilat do të jenë mbështetja e politikave ambicioze të Qeverisë, pasi një tjetër objektiv i Bankës Popullore është mbështetja e politikave të Qeverisë dhe këto do të jenë prioritetet kryesore. Unë do të përqendrohem së bashku me këshilltarët e mi në funksionet themelore të Bankës Qendrore që i kam përmendur. Gjatë periudhës së kaluar, natyrisht, kjo ka qenë në njëfarë mënyre e nxitur nga veprimet e Bankës Botërore dhe bankave të tjera qendrore, bankat qendrore të zgjerojnë kompetencat dhe interesat e tyre në çështje që lindin nga interesat më të gjerë shoqërorë, siç është energjia e gjelbër dhe të ngjashme, mendoj se këto duhet t’i lihen institucioneve të tjera, ndërsa Banka Qendrore duhet të fokusohet në tre objektivat themelorë”, theksoi Sllaveski.
Ai shtoi se pritshmëritë e publikut janë që të ketë një kurs stabil të këmbimit, por, ai si ekonomist profesionist, ndjek edhe kursin real të këmbimit.
“Pritshmëritë e publikut janë që të ketë një kurs të stabil të këmbimit, por unë dua të theksoj një gjë, pjesa më e gjerë e publikut është e fokusuar tek ajo që quhet kurs nominal i këmbimit, i cili pritet të jetë i fiksuar, por unë, si një ekonomist profesional, e ndjek edhe kursin real të këmbimit, i cili varet nga marrëdhënia e çmimeve tona të brendshme dhe çmimeve me partnerët tanë tregtarë, kryesisht ata që janë në eurozonë. Për fat të keq, gjatë periudhës së kaluar, sidomos pas vitit 2022, kemi pasur një përkeqësim të konsiderueshëm të kursit real të këmbimit, dhe kjo është shkaktuar nga inflacioni i lartë tek ne, që ka qenë më i lartë mesatarisht se ai në eurozonë. Kursi real i këmbimit të denarit nga nëntori i vitit 2002 deri në janar të këtij viti është forcuar për 5,4 për qind ndaj të gjithë partnerëve tregtarë, dhe kundrejt euros, denari për 9 për qind”, deklaroi Trajkovski.
Ai sqaroi se kjo do të thotë humbje e konkurrueshmërisë ekonomike të Maqedonisë.
Në pyetjen nëse pas stabilitetit të kursit të denarit do të shpallet një kurs i këmbimit fleksibil, ai tha se kjo në asnjë rast nuk do të ndodhë.
Kuvendi mbrëmë Trajko Sllaveskin e emëroi guvernator të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për Sllaveskin votuan 68 deputet “për”, ndërsa 16 ishin kundër.
Sllaveski: Do ta justifikoj besimin si guvernator i ri i Bankës Popullore appeared first on Telegrafi.