minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Pendarovski: Gjykata Kushtetuese në mënyrë më aktive duhet të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut - Shqiperia.info

Gjykata Kushtetuese në të ardhmen duhet të jetë më shumë aktive si mbrojtëse e të drejtave dhe lirive të njeriut, tha presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë debatit publik të organizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Pendarovski tha se Gjykata Kushtetuese ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë pandemisë me “COVID-19” kur si shoqëri dhe si shtet ishim në një situatë mjaft komplekse, parasë gjithash nga aspekti shëndetësor dhe socio-ekonomik, por edhe për një serie sfidash juridike.

Pendarovski tha se vendimet dhe arsyetimet të Gjykatës Kushtetuese, për atë si president i vendit, ishin mjaft të rëndësishme gjatë marrjes së vendimeve që ishin në kompetencë të tij gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme./Telegrafi/

Pendarovski: Gjykata Kushtetuese në mënyrë më aktive duhet të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version