
Pas vërshimeve të para dy ditëve, situatë e rënduar vazhdon të jetë edhe në Kërçovë, ku një numër i madh i banorëve të lagjes Prilepska, vazhdojnë të qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre. Kërkojnë ndihmën e Qeverisë për të sanuar shtëpitë e tyre, ose në të kundërtën, do mbesim në rrugë thonë banorët.
“Nëse na ndihmon Qeverisa mirë do ishte por edhe Social, jemi me njerëz të sëmurë fëmijë. Mu lajmërua vëllai se po të mos më kishte thirr vëllai do mbyteshim e gjithë familja”, tha një banor
“Uji tash ka hyrë deri në kulm, s’kemi zgjidhje s’mundemi në këto shtëpi. Apeloj Qeverinë komunën që të na gjej zgjidhje sepse nuk kemi ku të shkojmë”, u shpreh një tjetër banor.
“Gjithçka ndodhi shumë shpejtë, mezi hoqëm diçka makinat nga garazhi, pata çizmet e gjata dolëm menjëherë, shumë keq, më shumë se 30 shtëpi janë vërshuar”, theksoi një banor.
Banorët që po qëndrojnë në Sallën e Sportit kërkojnë nga Komuna dhe Qeveria, tu sigurohen banesa sociale, që të mos rrezikojnë jetët.
“Duam t’i marrim banesat sociale më sepse gjitha dhomat më janë shkatërruar kam frikë të kthehem. Kërkoj nga këtu që të vendosem diku sepse po nuk me dhanë banesë nuk dalim nga Salla”, tha një tjetër banor.
“Ja këto numra që na janë dhënë për banesat i kemi paguar nga 500 euro dokumentet vetëm. Le të bëjnë diçka gjithë që jemi këtu të na vendosin në banesa, s`kemi ku të shkojmë ne”, theksoi një banor tjetër.
Që prej tre ditësh, komuna dhe Kryqi i Kuq janë duke siguruar nevojat për të evakuuarit.
“Siguruam gjitha nevojat e që i kishim në dispozicion, qebe ushqim ujë shujta të ngrohta që sa më lehtë ta kalojnë. Ky aksion do vazhdoj por edhe pastrimi derisa lumi nuk bie në nivelin e para 13 vjetëve”, deklaroi Aleksandar Jovanovski. Kryetar i komunës së Kërçovës.
Nga komuna kanë paralajmëruar fillimin e punimeve për pastrimin e shtratit të lumit, që është edhe fajtori kryesor për vërshimet e sivjetshme në Kërçovë. /Alsat/





