minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Rruga “Braqa Milladinov” përplas BDI-në dhe Komunën e Tetovës - Shqiperia.info

Këshilltarët e BDI-së në Komunën e Tetovës kanë akuzuar kryetarin e Komunës, Bilall Kasami se po mundohet të përvetësojë ndërtimin e rrugës “Braqa Milladinov”.

“Në mungesë të projekteve dhe punë kryetari Bilall Kasami mundësohet të përvetësojë ndërtimin e rrugës “Braqa Milladinov, e cila është krye këput projekt i Qeverisë, gjegjësisht i Ministrisë për Transport dhe Lidhje.

Nga atje thonë se ky projekt i asfaltimit prej një kilometër, Qeverisë i ka kushtuar 265 mijë euro dhe i gjithi është financuar nga Ministria për Transport dhe Lidhje.

Nga Komuna e Tetovës kanë reaguar për pretendimet e këshilltarëve të BDI-së, nga ku thonë se mjetet për ndërtimin e rrugës “Braqa Milladinov” janë siguruar nga Banka Botërore.

“Komuna e Tetovës ka bërë aplikimin për projektet në Bankën Botërore të cilat edhe janë miratuar për rregullimin dhe përmirësimin e infrastrukturës lokale”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Nga Komuna thonë se Ministria e Transportit dhe Lidhjes nuk ka ndarë mjete për projektin e ndërtimit të rrugës “Braqa Milladinov”./Telegrafi/

 

 

Rruga “Braqa Milladinov” përplas BDI-në dhe Komunën e Tetovës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version