minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Aktgjykimi për rastin “Llaskarca”, prokurori Jakimovski paralajmëron rishqyrtim të dënimeve - Shqiperia.info

Gjykata Penale e Shkupit sot ka shpallur aktgjykimin për aksidentin tragjik në Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 16 persona. Pronari i kompanisë “Durmo Tours” Durmish Behluli u dënua me katër vite burg, ndërsa shoferi i autobusit me 14 vite burg.

Prokurori publik Darko Jakimovski, tha se sigurisht që do të shqyrtohen dënimet për të gjithë të akuzuarit. Ai ka pritur që dënimet të jenë maksimale, e jo t’i afrohen minimumit ligjor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pritja jonë ishte që dënimet të mos i afroheshin më shumë se minimumi ligjor i dënimit për këtë vepër që mund të variojë nga 4 deri në 20 vjet. Në këtë drejtim, sigurisht që do të rishqyrtohet dënimi, që është hallkë e rëndësishme e përgjegjësisë dhe shpresoj që në të ardhmen të mos jemi dëshmitarë të një tragjedie të tillë”, tha Jakimovski.

Lexo po ashtu
Aksidenti në Llaskarcë – katër vite burg për pronarin e “Durmo Tours”, 14 vite për shoferin e autobusit

Prokurori publik Darko Jakimovski, në fjalën e tij përfundimtare kërkoi dënimin më të ashpër sepse, sipas tij, ka pasur pakujdesi në veprimet e të gjithë të akuzuarve dhe ishte vetëm çështje kohe se mbi çfarë baze, siç tha ai, “kaosi i punës mund të rezultojë me këto apo pasoja të ngjashme”.

Këshilli gjykues në Gjykatën Themelore Penale – Shkup e shpalli fajtor të akuzuarin Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo Tours”, dhe e dënoi me katër vite burgim, përgjegjësit për transport në kompani, Remzi Miftari, gjashtë vite burg, ndërsa tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarovski, të cilët akuzohen për bashkëfajësi në të njëjtën vepër, u dënuan me pesë vite burg.


Lexo po ashtu
Të gjitha lajmet nga aksidenti tragjik në Llaskarcë

Shoferi i autobusit Manoil Trifunovski është dënuar maksimalisht me 14 vite burg.

Në aksidentin e autobusit, i cili ndodhi në vitin 2019, 16 pasagjerë humbën jetën dhe mbi 30 u lënduan./Telegrafi/

Aktgjykimi për rastin “Llaskarca”, prokurori Jakimovski paralajmëron rishqyrtim të dënimeve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version