
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,53 % në raport me vendimin e datës 15.05.2025.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 rritet për 2,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95, EURODIZEL (D-E-V), Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) dhe të Mazut M-1 SU nuk ndryshojnë.
Nga data 17.05.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 73,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 77,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 66,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) do të shitet për 65,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet për 36,529 (denarë/kilogram)./Telegrafi/
Rritet çmimi i benzinës në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.