minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Rikthehen çmimet e vjetra për sigurimin e automjeteve - Shqiperia.info

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin me Propozim-ndryshime dhe plotësime të tarifës së premive për sigurimin e pronarëve të automjeteve nga përgjegjësia për dëmet e shkaktuara ndaj palëve të treta.

Ndryshimet e miratuara nga ana e Qeverisë, janë me propozim të Komisionit për Sigurim të Përgjegjësisë Automobilistike pranë Ministrisë së Financave dhe me to përcaktohet një perimetër prej 15% deri në 30%, në të cilin shoqëritë e sigurimit mund të përcaktojnë pjesën e premive për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të përgjegjësisë automobilistike.

Për shumën e shpenzimeve mbi 30%, parashikohet që kompanitë e sigurimit të kërkojnë pëlqimin paraprak nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Vendimi i sotëm i Qeverisë nënkupton kthimin e çmimit të sigurimit nga auto-përgjegjësia në nivelin e para 25 prillit 2024.

Gjithashtu, është përcaktuar se Komisioni i Sigurimit të Përgjegjësisë Automobilistike, jo më vonë se data 30 shtator, çdo vit, deri te Qeveria dorëzon propozimin për normën minimale dhe maksimale të premive të sigurimit teknik për vitin e ardhshëm.

Rikthehen çmimet e vjetra për sigurimin e automjeteve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version