minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
LSDM: Komunat e Manastirit dhe Velesit kanë blerë makineri me çmime astronimike - Shqiperia.info

OBRM-PDUKM është kapur në një aferë të re me blerjet e diskutueshme publike të makinerive me çmime astronomike, dhjetëra mijëra euro mbi ato reale, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Dokumentet e bashkangjitura tregojnë se komuna e Manastirit dhe komuna e Velesit, të menaxhuara nga OBRM-PDUKM, kanë marrë secila nga një makinë për regjistrimin e sinjalizimit horizontal dhe jo dy siç kanë gënjyer nga OBRM-PDUKM.

Në specifikim thuhet qartë se Komuna e Manastirit e ka blerë makinën për regjistrimin e sinjalizimit horizontal për gati 50 mijë euro, edhe pse një makinë e tillë mund të blihet për 2-3 mijë euro.

Diferenca në çmim është sa 47 mijë euro”, akuzojnë nga LSDM.

Komuna e Velesit, shtojnë nga atje, ka blerë të njëjtën makinë nga e njëjta kompani për një shumë astronomike prej 42 mijë euro. Çmimi është 40.000 euro më i lartë se ai real./Telegrafi/

LSDM: Komunat e Manastirit dhe Velesit kanë blerë makineri me çmime astronimike appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version