minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Durmishi: Ndaj kryqit në Kodrën e Diellit do të veprohet njëjtë sikurse ndaj 5 mijë objekteve ilegale - Shqiperia.info

Besar Durmishi nga Komuna e Tetovës ka bërë të ditur se tashmë kanë pranuar aktvendimin e inspektoratit të ndërtimit, se kryqi në Kodrën e Diellit është pa leje dhe duhet të rrënohet, transmeton TV21.

Megjithatë Durmishi nuk e thotë troç se a do ta rrënojnë kryqin në Kodrën e Diellit. Ai shton se ndaj kryqit do të veprohet njëjtë sikurse ndaj 5 mijë objekteve ilegale në Tetovë.

“Po, nga Inspektorati komunal kemi marrë njoftim se ka vendim për prishjen e kryqit. Gjithashtu ka vendim për prishjen edhe të mbi 5 mijë objekteve ilegale dhe Komuna e Tetovës do ta trajtojë edhe këtë objekt pa leje si gjithë objektet tjera të ndërtuara pa leje”, tha Durmishi.

Dërgoi akuza se me këtë kryq, BDI, LSDM dhe OBRM-PDUKM tentuan të nxisin urrejtje ndëretnike.

Durmishi: Ndaj kryqit në Kodrën e Diellit do të veprohet njëjtë sikurse ndaj 5 mijë objekteve ilegale appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version