minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut - Shqiperia.info

Një tërmet mbrëmë ka goditur Shqipërinë, i cili është ndjerë edhe në territorin e Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 ballë sipas shkallës Rihter, me epiqendër 22 kilometra në verilindje të Elbasanit dhe në thellësi 8 kilometra.

Në njoftimin e Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit për Shkencë-Matematikë në Shkup thuhet se tërmeti është ndjerë në pjesën jugperëndimore të vendit, në Dibër dhe rrethinë, me intensitet prej tre shkallë sipas shkallës makrosizmike evropiane.

“Epiqendra e tërmetit ishte 127 kilometra në jugperëndim të Shkupit, në Republikën e Shqipërisë, me magnitudë lokale të Rihterit ML3.2”, shtojnë ata nga Observatori vendas.

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version