minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Ngjarjet në M-NAV, Bekim Neziri përfundon në polici - Shqiperia.info

Bekim Neziri i BDI-së është marrë në pyetje nga policia, pas ngjarjeve të fundit në M-NAV. Këtë e konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Prej atje thonë se ky veprim po bëhet me urdhër të Prokurorisë.

“Në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj të punësuarve në M-NAV, në Stacion të Policisë me shkresë të Prokurorisë Themelore Publike, po bëhet bisedë zyrtare me B.N”, thonë nga MPB.

Lexo po ashtu
Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror: Mbyllje të hapësirës ajrore, nëse nuk largohen tre drejtorët e M-NAV

Ndryshe, përpalasjet në Navigacionin e Maqedonisë (M-NAV) erdhën pasi disa të punësuar paralajmëruan grevë për arsye siç thanë, punësimeve partiake dhe të pakualifikuara.

Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror për më 10 janar ka paralajmëruar grevë, gjegjësisht mbyllje të hapësirës ajrore, nëse nuk shkarkohen tre drejtorët e M-NAV-it./Telegrafi/

Ngjarjet në M-NAV, Bekim Neziri përfundon në polici appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version