Në lagjen Vllae tek mbikalimi “Vllajko” nga sot do të vendoset regjim i ndryshuar i trafikut për shkak të fillimit të aktiviteteve për testimin statik të konstruksionit.
Siç njoftojnë nga Komuna e Karposhit, punët do të realizohen në dy faza, me mbyllje të disa pjesëve të bulevardit “Aradhat partizane” sipas parimit korsi për korsi.
Trafiku do të zhvillohet pa pengesa, konform sinjalizimit dhe pajisjes së vendosur, me kufizim të shpejtësisë prej 30 kilometra në orë.
Punimet pritet të zgjasin shtat ditë pune, pas së cilës do të vendoset regjim i rregullt i trafikut.
Regjim i ndryshuar i trafikut tek mbikalimi “Vllajko” për shkak të testimit të statikës appeared first on Telegrafi.