MPB Maqedoni njofton se është ndaluar një 31-vjeçar nga Shtipi i cili u arratis nga burgu i Strumicës.
“Më 29.09.2025 në orën 20:55 në fshatin Bella Crkva, komuna e Krivogashtanit, oficerët e Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Kërkim dhe PO Krivogashtani e privuan nga liria S.M. (31) nga Shtipi, i cili kërkohej me urdhër arresti për arratisje nga Burgu i Strumicës”, informoi MPB.
S.M. u dënua me pesë vjet burg sipas nenit 418, paragrafi 2 i Kodit Penal. Ai u transferua në Burgun e Strumicës.