minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
VLEN: Bujar Osmani është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup - Shqiperia.info

Koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN” sot ka reaguar ndaj kandidaturës së Bujar Osmanit për president, nga ku thonë se ai është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup.

“BDI, dje na e prezantoi Bujar Osmanin si kandidat për president, me moto se gjoja janë kundër Rusisë e pro BE-së. Epo po, e thënë në shqip, ashtu i bie, guri që të godet, vjen nga afër. Dhe BDI, e cila tashmë publikisht bashkëpunon me Rusinë, përpiqet që me propagandë të kundërt ta mbrojë veten.

Megjithatë ne jemi këtu për ti treguar qartë, BDI-së, Ali Ahmetit, Artan Grubit dhe Bujar Osmanit se sado që të tentoni nuk mund të mashtroni qytetarët!

Ju mendoni se qytetarët nuk e dinë se partneri juaj kryesor është Rusia!

A vërtet besoni se qytetarët dhe faktori ndërkombëtar nuk e din se Bujar Osmani është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup, për çka e hidhëruat partnerin kryesor strategjik të Shqiptarëve, SHBA-në dhe Sekretari Antoni Blinken nuk qëndroi në Shkup”, akuzojnë nga VLEN.

Nga atje shtojnë se Pikërisht për shkak të miqësisë dhe biznesit me Rusinë e Serbinë, Bujar Osmani as si ministër i Punëve të Jashtme e as si kryesues me OSBE-në, as edhe njëherë nuk e vizitoi Kosovën, madje edhe kur Serbia përmes ushtarëve të saj joformal sulmoi Kosovën në Zveçan ku mbet i vrarë një polic i Kosovës./Telegrafi/

 

VLEN: Bujar Osmani është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version