
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Vjena tha se shpreson që Bullgaria do të lejon Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE-në.
Rama në Vjenë foli në konferencën “Shqipëria: Horizonte të Reja” të mbajtur në Vjenë të Austrisë, kushtuar promovimit të Shqipërisë si një destinacion i preferuar për investime strategjike në sektorë të tillë si energjia, infrastruktura, turizmi dhe teknologjia, duke promovuar gjithashtu partneritete afatgjata për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Fjala e tij e plotë është e disponueshme në faqen zyrtare të internetit të qeverisë shqiptare.
“Shpresoj që Bullgaria do të jetë më elastike kur vjen fjala për Maqedoninë e Veriut dhe do t’i lërë të negociojnë, sepse ka diçka shumë të keqe, një zakon shumë të keq në Bashkimin Europian, kjo “marrja peng”, është, “një vend rrëmbim”, po themi “rrëmbim i një vendi”, për hir të politikës brendshme, pra për hir të politikës brendshme, një vend merr peng një vend tjetër dhe e bën “mish për top”, apo si të thuash, e gatuan në kuzhinën e vet në mënyrë të figurshme. Shpresoj që Maqedonia e Veriut të ketë një rrugëtim normal, së paku të çelë negociatat, sepse për mua është krejt e pakuptimtë që një vend në BE të bllokojë bisedimet me një vend që do të hyjë në BE për hir të disa çështjeve dy palëshe, të cilat mund të jetë mjaft legjitime, por nuk bllokon bisedimet, i lejon bisedimet të vazhdojnë dhe në momentin e fundit, kur vjen pika te vendimi i anëtarësimit, ti mund të thuash “jo”, ka një gjë që duhet ta zgjidhin, por është shumë politike, është shumë hipokrite, është marrëzi”, tha Rama.
Kujtojmë që rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut është bllokuar nga Bullgaria. Maqedonia e Veriut për të hapur negociatat me BE-në nevojitet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/