Në territorin e Maqedonisë së Veriut sot janë regjistruar nëntë zjarre në vende të hapura, prej të cilëve katër janë aktivë, katër janë nën kontroll, ndërsa një zjarr është shuar, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Aktivë janë zjarret në komunën Makedonski Brod, mbi fshatin Bençe, në malin Dobra Voda ku po digjet pyll lisi dhe shkurre, në komunën e Çuçer-Sandevës, fshati Malinë dhe fshati Tanushë ku po digjet pyll i përzier, komunën e Likovës, fshati Goshincë ku zjarri ka kapluar pyllin dhe në komunën e Dollnenit, fshati Ropotovë, ku po digjet vegjetacion i ulët.
Sipas QMK, nën kontroll janë zjarret në komunën e Gjevgjelisë, mali Kozhuf ku po digjet pyll ahu, në komunën e Gazi Babës, fshati Viniçë, vendi Muraticë ku po digjet pyll i ulët, në komunën e Studeniçanit në fshatin Batincë, ku po digjet vegjetacion i ulët dhe pyll i përzier, si dhe në komunën e Dellçevës ku zjarri e ka kapluar deponinë e Qytetit Ostrec.
Është shuar zjarri në komunën Gostivar, ku ishin djegur mbeturina në lagjen Cigllanë.