Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar përkrahësit e Aleancës Kombëtare për Integrim në qytetin e Tetovës.
Ai në fjalimin e tij ndër të tjera dhe se Maqedonia e Veriut ka vetëm një alternativë dhe ajo ësht Bashkimi Evropian.
Ahmeti tha se nëse Maqedonia e Veriut nuk e vazhdon rrugën drejt BE-së, qytetarëve të këtij vendi s’u mbetet tjetër zgjidhje që disa të shkojnë me Shqipërinë, e disa të tjerët me Bullgarinë.
Ai akuzoi kryeministrin e vendit, Hristijan Mickoskin se po përdor gjuhë të urrejtjes ndëretnike.
“Andaj, mos i ushqe me urrejtje bashkëqytetarët tanë se jo shqiptarët e marrin shtetin, jo Shqipëria, jo Bullgaria. Edhe Shqipëria edhe Bullgaria janë në BE, ne ku do të jemi?”, tha Ahmeti.