minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Qeveria sot do të diskutojë për situatën në M-NAV, pritet shkarkimi i drejtorëve - Shqiperia.info

Qeveria sot do të mbajë mbledhje, në të cilën, siç është paralajmëruar do të marrë vendime në lidhje me situatën në M-NAV, në mesin e të cilave edhe shkarkimin e gjithë udhëheqësisë dhe revizion për punën e deritanishme, pasi javën e kaluar tetë persona, në mesin e të cilëve edhe Bekim Neziri, ish ministër, këshilltar i drejtorit të M-NAV dhe kryetar i degës së BDI-së, sulmuan në zyrat e navigacionit të Maqedonisë së Veriut në aeroportin në Shkup.

“Me nismë të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, në konsultim me ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, ndërsa në bazë të situatës në M-NAV, në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, të caktuar për të martën, 09.01.2024, për zgjidhje të situatës ekzistuese do të propozohen dhe miratohen disa vendime – e gjithë udhëheqësia dhe të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues do të shkarkohen; që të hapet procedurë urgjente për zgjedhje të anëtarëve të rinj të udhëheqësisë dhe Bordit Drejtues në proces publik, transparent dhe ligjor”, thuhet në kumtesën e Qeverisë më 4 janar.

Do të thirren, siç ishte paralajmëruar atëherë, Prokuroria Publike, KSHPK, Enti Shtetëror i Revizionit, Policia Financiare dhe organet ndërkombëtare për kontroll në komunikacionin ajror të bëjnë revizion të plotë të punës së deritanishme në M-NAV.

Për incidentin më 4 janar në M-NAV, Prokuroria Themelore Publike në Shkup, siç bëri të ditur ka hapur procedurë hetuese kundër tetë personave për të cilët ekziston dyshimi se si bashkëveprues kanë kryer vepër penale – Rrezikim të sigurisë së komunikacionit ajror sipas nenit 303 paragrafi 2 në lidhje me nenin 22 nga Kodi Penal.

Qeveria sot do të diskutojë për situatën në M-NAV, pritet shkarkimi i drejtorëve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version