minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Tridhjetë ditë paraburgim për babain nga Kërçova që rrahu për vdekje vajzën 2-vjeçare - Shqiperia.info

Tridhjetë vjeçari F.D, i cili ka rrahur vajzën dyvjeçare që më vonë si pasojë ndërroi jetë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, njofton SPB Ohër.

Policia bën me dije se babai F.D. është dërguar në burgun e Manastirit.

Prokuroria e Kërçovës më 11 janar hapi hetimet për veprën “vrasje”.

Lexo po ashtu
Ndërron jetë një foshnje 2-vjeçare nga Kërçova, Policia: Dyshohet se është rrahur nga babai

“Më 18 dhjetor 2023, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, i dyshuari i ka marrë jetën vajzës së tij, e lindur në vitin 2022. Ai e goditi disa herë me duar dhe këmbë, duke i shkaktuar lëndime të rënda fizike – një kockë e thyer në kafkë, gjakderdhje në tru dhe dy brinjë të thyera”, tha prokuroria.

Nga Ministria e Shëndetësisë dje njoftuan 2-vjeçarja në spital është pranuar në gjendje kome, ndërsa ka ndërruar jetë 20 ditë pas luftës për jetë./Telegrafi/

Tridhjetë ditë paraburgim për babain nga Kërçova që rrahu për vdekje vajzën 2-vjeçare appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version