Me propozim të Ministrisë për Çështje Evropiane dhe institucioneve përkatëse, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar Propozim-Ligjin për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare. Ky ligj njeh në mënyrë të barabartë diplomat e medresesë me ato të shkollave të tjera të mesme në vend.

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, e cilësoi këtë vendim si një hap domethënës drejt barazisë në arsim dhe respektimit të të drejtave të komuniteteve fetare.

“Dita e sotme është ditë e madhe për besimtarët në vendin tonë, ditë e madhe për medresenë!”, deklaroi ai.

Me ligjin e ri, të diplomuarit nga këto shkolla do të kenë të njëjtat mundësi për të vazhduar studimet universitare dhe për t’u përfshirë në tregun e punës.

Kjo nismë njeh kontributin e institucioneve fetare në edukimin dhe formimin e të rinjve, duke forcuar gjithashtu parimet e barazisë dhe përfshirjes në sistemin arsimor të vendit.

Qeveria miraton ligjin që njeh diplomat e medresesë si të barabarta me ato të gjimnazeve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version