minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Qeveria përcaktoi tekstin e ligjit për shpalljen e qytetit të vjetër të Ohrit me qëllim rritjen e mbrojtjesqe - Shqiperia.info

Qeveria përcaktoi tekstin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpalljen e bërthamës së vjetër të qytetit të Ohrit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë.

Me ndryshimet e Ligjit, siç sqaron iniciatori, Ministria e Kulturës, shtohet mbrojtja e kompleksit monumental të bërthamës së qytetit të vjetër të Ohrit, në përputhje me rekomandimet dhe vendimet e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Gjithashtu, ndryshimet krijojnë një bazë ligjore për përmirësimin e mbrojtjes së qytetit të vjetër të Ohrit.

Bërthama e vjetër e qytetit të Ohrit është pjesë përbërëse e pronës së mbrojtur si “Zonë Natyrore dhe Kulturore-Historike e Ohrit”, me Vendim të UNESCO-s nga viti 1979/80.

Risia më domethënëse e paraparë me këtë projektligj është se deri në miratimin e planeve të reja detale urbanistike të harmonizuara sipas mbrojtjes së përcaktuar në to, nuk do të mund të ndërtohen objekte të reja, shtesa dhe përmirësime në bërthamën e qytetit të vjetër të Ohrit.

Gjithashtu, projektligji përmban dispozita për mbrojtjen e veçantë të bërthamës së qytetit të vjetër të Ohrit dhe zonës së kontaktit të tij, me qëllim parandalimin e veprimeve, dukurive dhe ndikimeve që shkaktojnë ose mund të shkaktojnë dëmtim, ndryshim të pakthyeshëm, shkatërrim apo degradim të monumentit.

Qeveria përcaktoi tekstin e ligjit për shpalljen e qytetit të vjetër të Ohrit me qëllim rritjen e mbrojtjesqe appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version