Qeveria e Maqedonisë njofton se në mbledhjen e 73-të të rregullt të mbajtur sot, miratoi informacionin për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare për furnizimin me insulinë, glukagon, gjilpëra insuline dhe shirita për matjen e sheqerit në gjak, pompa insuline me materiale harxhuese dhe sensorë për matje të vazhdueshme të glikemisë për periudhën prill 2025 – prill 2027.

Nga Qeveria thonë se vlera e përgjithshme e tyre arrin 2.319.311.828,00 denarë me TVSH të përfshirë.

“Prej mjeteve të ndara 1.854.864.916,00 denarë me TVSH të përfshirë janë mjete të nevojshme për terapi me insulinë, ndërsa 464.446.912,00 denarë me TVSH të përfshirë janë të nevojshme për gjilpëra dhe shirita matës, pompa insuline me material harxhues dhe sensorë për matjen e vazhdueshme të glikemisë”.

“Është paraparë që mjetet do të ndahen nga Programi për sigurimin e insulinës, glukagonit, gjilpëra insuline dhe shirita për matjen e sheqerit në gjak, pompa insuline me materiale harxhuese dhe sensorë për matje të vazhdueshme të glikemisë me një dinamikë të përcaktuar të pagesës. Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj përmirësimit dhe kujdesit për shëndetin e të gjithë qytetarëve”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/

Qeveria miratoi informacionin për furnizimin me insulinë dhe terapi tjetër mjekësore për diabetikët appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version