Nga OBRM-PDUKM reaguan ndaj deklaratës së Venko Filipçe, duke thënë se gjithçka që ai po deklaron përbën tradhti kombëtare, shkatërrim të identitetit dhe vendosje të një lakoreje të re në qafën e popullit maqedonas, ashtu siç, sipas tyre, ka ndodhur me propozimin francez dhe marrëveshjen me Bullgarinë.
Ideja evropiane, thuhet në reagim, është e gjallë dhe ata do ta mbrojnë me dinjitet, pasi ajo përfaqëson respekt, fqinjësi të mirë dhe pranimin e identitetit të të gjithëve, e jo nënshtrim dhe poshtërim të popullit.
Nga OBRM-PDUKM theksojnë se po luftojnë për një zgjidhje dinjitoze dhe nuk do t’u dorëzohen presioneve dhe intrigave të LSDM-së, të cilat, sipas tyre, janë edhe më të këqija se ato që synojnë zhveshjen e identitetit.

