minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Mickoski në Washington: Me qeverinë e re kanë filluar reformat, investimet dhe transformimi digjital - Shqiperia.info

Në kuadër të vizitës së tij në Washington, kryeministri i Maqedonisë së Veriut realizoi disa takime.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Mickoski pati një takim me kongresmenin Brendan Boyle. Ata diskutuan për prioritetet e aleancës së NATO-s dhe rëndësinë e ruajtjes së demokracisë dhe paqes.

Në takim u promovuan mundësitë dhe potencialet ekonomike që ofron shteti, si dhe beteja vendimtare kundër korrupsionit dhe krimit, që është një angazhim kyç i qeverisë së re.

Kryeministri Mickoski pati takim pune edhe me kryetaren e NDI-së, Tamara Kofman Vites, me të cilën biseduan për proceset demokratike në vend.

“Një nga problemet më të mprehta është korrupsioni, për të cilin si qeveri e re po punohet intensivisht për ta zhdukur, që nënkupton përgjegjësi për shkelësit e ligjit. Nuk duhet t’i lëmë pritshmëritë e qytetarëve, duhet të punojmë në vendosjen e mekanizmave ku do të mbrohet qytetari dhe interesat e tij. Koha e gënjeshtrës, e paaftësisë dhe e mospunës ka kaluar. Fillon koha e reformave, investimeve, transformimit digjital. Duhet të japim një shembull të mirë për të gjithë në gjetjen e rrugës për një standard më të mirë të jetesës dhe një shtet të sigurt që u përket të gjithë qytetarëve”, nënvizoi Mickoski në takim.

Mickoski pati takim me ish-ambasadorin e SHBA-së në vend, Philip Ricker. Ata diskutuan për sfidat me të cilat përballet shteti, si dhe për mbështetjen e nevojshme për arritjen e interesave strategjike.

Mickoski diskutoi edhe për potencialin që ofron rajoni për bashkëpunim ekonomik dhe politik.

Mickoski në Washington: Me qeverinë e re kanë filluar reformat, investimet dhe transformimi digjital appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version