Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në seancën e sotme të qeverisë është marrë vendimi që pensionet të rriten në mënyrë lineare për 1,000 denarë në muajin shtator të këtij viti dhe 1,000 denarë të tjera në prill të vitit 2026.
Me rritjen e mëparshme prej 5,000 denarëve, Mickoski thotë se kjo qeveri deri tani ka rritur pensionet për gjithsej 7,000 denarë.
“Kjo do të thotë se pensionet do të rriten me edhe 2.000 denarë, si vazhdim i rritjes së mëparshme prej 5.000 denarë në vitin e parë të mandatit të kësaj qeverie. Në total 7.000 denarë më shumë. Pensionistët e meritojnë gjithë vëmendjen, respektin dhe mbështetjen tonë. Nuk do të ndalemi këtu”, ka shkruar mes tjerash Mickoski.
Qeveria e RMV-së: Pensionet do të rriten për 1.000 denarë në shtator të këtij viti dhe 1.000 të tjera në prill të vitit të ardhshëm appeared first on Telegrafi.