Reperja kosovare, Tayna, po vazhdon të korrë sukseset e projekteve të saj.

Kënga e saj “Si ai” ka pushtuar edhe skenën e “Tomorrowland”, një prej festivaleve më të njohura në botë, që mbahet në Belgjikë, shkruan Reporteri.net.

Kënga e Taynës është përfshirë në setin e DJ turk, Mahmut Orhan, që është një prej DJ më të njohur në botë. Kjo s’është hera e parë që ai e përfshinë këtë këngë nëpër setet e tij, e që gjithmonë e ndez atmosferën nëpër festivale.

Në pamjet e publikuara, shihet flamuri kuq e zi teksa valëvitet gjatë kohës sa dëgjohet kënga e Taynës./Reporteri.net

“Si ai” e Taynës ‘pushton’ edhe Tomorrowland-in / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version