
Një prokuror publik në detyrë nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup kreu inspektimin e vendit të ngjarjes në Karposh të Shkupit, ku një grua dhe një fëmijë i mitur vdiqën pasi ranë nga një ndërtesë shumëkatëshe.
Prokuroria Publike njoftoi se prokurori publik ka urdhëruar autopsi të trupave të të ndjerëve, si dhe mbledhjen e gjurmëve dhe provave të tjera materiale me qëllim që të hidhet dritë e plotë mbi ngjarjen.
“Po zhvillohen intervista me disa persona që mund të kenë informacione rreth shkaqeve të ngjarjes”, bën të ditur Prokuroria Publike.
Prokuroria njofton më shumë detaje mbi veprimet gjatë ditës së sotme.
Ndryshe, nëna dhe fëmija i saj ranë nga një ballkon në Karposh dje pasdite. Rasti u raportua në polici në orën 14:15. Ngjarja ndodhi në ndërtesat e ish-Aluminës.




