minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Propozohet paraburgim për një 29-vjeçar nga Shkupi, ka poseduar armë paleje - Shqiperia.info

Prokurori i Përgjithshëm nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, në gjykatën kompetente, ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese”.

Ndaj 29-vjeçarit nga Shkupi është lëshuar urdhër për kryerjen e procedurës hetimore, pasi më 4 prill, në veturën e tij ka mbajtur armë dhe municion, 2 pistoleta gjysmë automatike dhe 20 fishekë, pa pasur leje për to.

Kur policët në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup e kanë ndaluar për ta identifikuar, ai ka ikur me vrap dhe nga dritarja e veturës i ka hedhur armët dhe municionin e mbështjellë me xhaketë.

Prokurori publik propozoi masën e paraburgimit, duke vlerësuar se ekziston rreziku që i dyshuari të arratiset apo ta përsërisë veprën penale./Telegrafi/

Propozohet paraburgim për një 29-vjeçar nga Shkupi, ka poseduar armë paleje appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version