minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Kandidatët për president në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë grumbullimin e firmave - Shqiperia.info

Kandidatët për presidentë kanë vazhduar me grumbullimin e firmave nga qytetarëve për të zyrtarizuar pjesëmarrjen e tyre në garën presidenciale të 24 prillit.

Deri më tani sipas KSHZ-së, shumica e anëtarëve që kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e tyre nuk kanë arritur të sigurojnë as gjysmën e nënshkrimeve, ndërsa afati për dorëzimin e tyre në KSHZ skadon më 8 mars.

Nga 10 kandidatë sa janë paralajmëruar për momentin, vetëm dy prej tyre kanë zyrtarizuar kandidaturat me ndihëm e deputetëve në Kuvend, ndërsa të tjerët përmes nënshkrimeve nga qytetarët.

Garës presidenciale mund t’i shtohen edhe 2 kandidat duke e çuar në 12 gjithsej numrin e pjesëmarrësve në procesin e 24 prillit, ndërsa më raundin e dytë që duhet të zhvillohet më 8 maj kalojnë vetëm dy kandidatë.

Kandidatët për president në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë grumbullimin e firmave appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version