
Ish-Presidenti Stevo Pendarovski mori pjesë në 20-vjetorin e Forumit “Globex”, të mbajtur në Pragë, Republika Çeke, nën titullin “Menaxhimi i Kaosit: Koha që Evropa të bëjë një hap përpara”.
Nga paneli “Ballkani Perëndimor në një udhëkryq gjeopolitik: Integrimi në BE apo rritja e tensioneve rajonale”, Pendarovski tha se vonesa strategjike në integrim e ekspozon Ballkanin Perëndimor ndaj rrezikut të ndikimeve jo-evropiane dhe jodemokratike nga jashtë rajonit.
Pendarovski theksoi se BE duhet të veprojë menjëherë dhe të përfundojë projektin historik të bashkimit të Evropës./Telegrafi/
Pendarovski: BE-ja duhet të veprojë menjëherë, të përfundojë projektin historik për bashkimin e Evropës appeared first on Telegrafi.