Close Menu
    What's Hot
    OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi

    MPB: Privohet nga liria 22 vjeçari nga Gjevgjelia, dyshohet për prodhim dhe qarkullim të substancave narkotike

    02/08/2025
    OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi

    Azem Sadiki shpalli kandidaturën e pavarur për kryetar komune për Komunën e Studeniçanit

    02/08/2025
    OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi

    MPB: Në autostradën Shkup-Kumanovë është kapur mall i brenduar pa dokumentacion, arrestohet 30-vjeçari

    02/08/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      08/07/2025
      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      08/07/2025
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi

      MPB: Privohet nga liria 22 vjeçari nga Gjevgjelia, dyshohet për prodhim dhe qarkullim të substancave narkotike

      02/08/2025
      OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi

      Azem Sadiki shpalli kandidaturën e pavarur për kryetar komune për Komunën e Studeniçanit

      02/08/2025
      OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi

      MPB: Në autostradën Shkup-Kumanovë është kapur mall i brenduar pa dokumentacion, arrestohet 30-vjeçari

      02/08/2025
      OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi

      MPB: I burgosuri nga Burgu i Idrizovës ndërroi jetë në Qendrën Klinike në Shkup

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      08/07/2025
      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      08/07/2025
      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      08/07/2025
      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      08/07/2025
      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

      08/07/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Maqedonia»OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi
    Maqedonia

    OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi

    04/10/20246 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi

    Emri i partisë më të madhe në pushtet në Maqedoninë e Veriut, OBRM-PDUKM, ka një muaj që figuron si shoqatë (person juridik) në regjistrin e vetëm të taksapaguesve në Serbi.

    “OBRM-PDUKM Serbia” quhet lëvizja e cila u formua në Beograd më 25 gusht, ndërsa aplikacioni për regjistrim u dorëzua më 9 shtator.

    Si përfaqësues i saj figuron shtetasi maqedonas Marjan Jovanoski, dhe fusha në të cilën lëvizja do t’i arrijë qëllimet e saj është “promovimi dhe popullarizimi i kulturës, historisë dhe veçorive maqedonase”, sipas dokumenteve nga regjistri serb i siguruar nga Radio Evropa e Lirë (REL).

    Ka ngjashmëri mes shoqatës serbe dhe partisë në Maqedoninë e Veriut edhe në simbolin, që siç shkruhet në statutin e lëvizjes OBRM-PDUKM Serbia, është “një figurë e stilizuar e një luani me një kurorë të kuqe në kokë”.

    Si OBRM-PDUKM-ja, ashtu edhe themeluesi i shoqatës, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se partia ishte informuar vetëm para se të formohej lëvizja serbe. Por, sipas përgjigjes nga të dyja palët, partia nuk qëndron pas shoqatës.

    “Si parti politike jemi informuar për këtë iniciativë, për të cilën është dhënë pëlqimi sepse gjithmonë kemi përkrahur zotimet për përkrahje dhe avancim të komuniteteve maqedonase dhe jashtë Maqedonisë [së Veriut]. Sa i përket qëllimit, u informuam se bëhet fjalë për regjistrimin e Lëvizjes që do të avancojë kushtet ekonomike, kulturore, civile dhe politike në Maqedoni dhe në Serbi dhe promovimin e tyre”, thanë nga OBRM-PDUKM-ja.

    Kurse, themeluesi Jovanoski në një bisedë për REL-in tha se strukturat partiake kanë qenë të vetëdijshme se një shoqatë e tillë do të themelohet në Serbi, por theksoi se iniciativa për regjistrim është ide autoktone – personalisht e tij dhe e një grupi maqedonas me mendim të njëjtë që jeton dhe punon në Serbi.

    “Duke qenë se kemi dashur që emri i Lëvizjes të përmbajë emrin OBRM-PDUKM, e kemi parë të këshillueshme që të kemi një bisedë joformale me strukturat drejtuese të partisë OBRM-PDUKM nga Maqedonia e Veriut. Jemi konsultuar për përdorimin e emrit të partisë, OBRM-PDUKM, si pjesë e emrit të lëvizjes në Serbi, për ç’gjë kemi marrë pëlqimin dhe se nuk ka asnjë pengesë nga ana e tyre që ta përdorin si pjesë të emrit të lëvizjes”, tha Jovanoski.

    Themeluesi Jovanoski është ish-punonjës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë (MPJ), ndërsa nga prilli është sekretar i Këshillit Nacional të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Serbi.

    Bëhet fjalë për organe që janë formuar sipas Ligjit serb për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare. Këtyre këshillave, sipas shpjegimit të Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social të Serbisë, u janë besuar kompetenca publike për të marrë pjesë në vendimmarrje për çështje të caktuara të kulturës, arsimit, informimit dhe përdorimit të gjuhëve me qëllim për të realizuar të drejtat kolektive të pakicave.

    Aktualisht janë 24 prej tyre, duke përfshirë edhe Këshillin Kombëtar të Minoritetit Maqedonas. Prej pranverës së vitit 2024 kryetare e saj është Zorica Mitroviq, e cila më pas emëroi Jovanoskin sekretar.

    Të dy, si përfaqësues të këshillit, kanë pasur një takim me liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, tashmë kryeministër, një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut.

    “Në takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së dhe kryeministrin e ardhshëm të Qeverisë së Maqedonisë është rënë dakord për bashkëpunim në shumë fusha pas përfundimit të zgjedhjeve dhe mbështetje e madhe për maqedonasit në Serbi dhe Këshillin Kombëtar”, thuhet në postimin e 10 prillit në faqen në Facebook të Këshillit Nacional të Maqedonasve në Republikën e Serbisë.

    Jovanoski, i cili disa muaj më vonë e formoi lëvizjen OBRM-PDUKM Serbia, tha se si lëvizje është e hapur për bashkëpunim me të gjitha opsionet politike në të dyja vendet.

    “Mbetemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet dhe organizatat e rëndësishme kulturore, ekonomike, politike dhe qytetare në Maqedoni [të Veriut] dhe Serbi. Të gjithë, subjekte apo individë dashamirës në Serbi dhe Maqedoni, të cilët mund të ndihmojnë në realizimin e qëllimeve tona, janë të mirëpritur të përfshihen dhe të na mbështesin në synimin për të përmirësuar pozitën e komunitetit maqedonas në Serbi”, tha ai për REL-in.

    Lëvizja është e regjistruar në një adresë në një ndërtesë në Beogradin e Ri. Ajo ka statutin e saj që thotë se organet e saj janë kuvendi, bordi drejtues dhe presidenti.

    “Qëllimet janë të përcaktuara në statutin tonë, por mund të thuhet se qëllimi ynë është promovimi, edukimi dhe ruajtja e identitetit, zakoneve dhe traditës gjuhësore, kulturore dhe kombëtare maqedonase në Serbi”, theksoi Jovanoski.

    Themeluesit ende nuk kanë vendosur se cilat do të jenë aktivitetet e para të kësaj lëvizjeje në Serbi.

    “Kemi pritur që të përfundojë regjistrimi për të vazhduar me përgatitjen e projekteve dhe planeve të planifikuara që do t’i realizojmë në të ardhmen”, thotë Jovanoski, duke theksuar faktin se lëvizja është regjistruar zyrtarisht më pak se një muaj më parë.

    Në statut mund të lexohen qëllimet si respektimi i të drejtave të njeriut, ruajtja e traditës maqedonase, kujdesi për kulturën maqedonase në Serbi dhe zhvillimi i traditës dhe zakoneve maqedonase, avancimi i marrëdhënieve maqedonase-serbe etj.

    Mirëpo, spektri i qëllimeve është i gjerë, kështu që përveç atyre që kanë të bëjnë me traditën maqedonase, mund të theksohen edhe: “harmonizimi dhe ruajtja e sovranitetit, sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës”, “luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar”, “vendosja e llogaridhënies së bartësve të funksioneve publike”, “futja e rendit në sektorin joqeveritar”, “zhdukja e varfërisë”, “liria dhe pavarësia e medias”, “promovimi i shëndetit të kombit”, “mbrojtja e mjedisit”.

    Përfaqësuesi i “OBRM-PDUKM Serbia” para se të vendosej për të jetuar në Beograd, kishte kontakte me komunitetin vendas maqedonas në kuadër të karrierës së tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

    Në biografinë e tij profesionale në Linkedin, thuhet se para 18 vjetësh kishte nisur punën në MPJ në zyrën e ministrit të atëhershëm Antonio Milloshoski. Sipas përshkrimit të detyrave të punës që ka deklaruar në këtë rrjet social, ai ka pasur ndër të tjera përgjegjësi për agjendën e ministrit, organizimin e udhëtimeve, marrëdhëniet dypalëshe me fqinjët etj.

    Ish-ministri Milloshoski, i cili tani është deputet dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, në një bisedë për REL-in, thotë se nuk ka të dhëna për lëvizjen në Serbi që mban emrin e partisë se tij, as nëse partia qëndron pas saj.

    Miloshoski ishte shef i diplomacisë nga gushti i vitit 2006 deri në fund të korrikut 2011. Menjëherë pas largimit nga MPJ-ja, Jovanoski ishte në mision diplomatik në Ambasadën e Maqedonisë në Beograd, ku sipas biografisë, angazhimi zgjati rreth tre vjet. Ai ka qenë pjesë e ambasadës në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2020, pas së cilës është larguar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

    Partia OBRM-PDUKM, pas rreth shtatë vjetësh opozitë, u rikthye në pushtet në Maqedoninë e Veriut me zgjedhjet e mbajtura më 8 maj të këtij viti. Ajo ka bashkëpunim të ngushtë dhe është një parti motër me Partinë Progresive Serbe (PPS), në radhët e së cilës është edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

    OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi appeared first on Telegrafi.

    Lexo edhe:

    1. Aksident në rrugën Kërçovë-Gostivar, humb jetën një person
    2. Skadon afati për kontroll të Listës Zgjedhore në Maqedoni
    maqedonia
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi

    Kontrolle të shtuara të AUV-së para Pashkëve, asgjësohen 1230 kg produkte të pasigurta

    14/04/20252 Mins Read
    OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi

    Policia dje ka shqiptuar mbi 260 gjoba për shkeljet në komunikacion

    19/02/20251 Min Read
    OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi

    Limani-Shçekiq: Vetëm të bashkuar si rajon mund të ecim përpara dhe t’i bashkohemi tregut ekonomik global

    15/10/20241 Min Read
    OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi

    NTP-Shkup: Transporti publik nesër do të zhvillohet sipas orarit të së dielës

    23/04/20241 Min Read
    OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi

    Aggeler: Nuk jam në dijeni të një ndikimi rus në zgjedhjet e ardhshme

    25/01/20242 Mins Read
    Top Posts
    OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi

    MPB: Privohet nga liria 22 vjeçari nga Gjevgjelia, dyshohet për prodhim dhe qarkullim të substancave narkotike

    02/08/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi Maqedonia

    MPB: Privohet nga liria 22 vjeçari nga Gjevgjelia, dyshohet për prodhim dhe qarkullim të substancave narkotike

    02/08/20252 Mins Read

    SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli deri te Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli ka paraqitur kallëzim penal…

    OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi

    Azem Sadiki shpalli kandidaturën e pavarur për kryetar komune për Komunën e Studeniçanit

    02/08/2025
    OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi

    MPB: Në autostradën Shkup-Kumanovë është kapur mall i brenduar pa dokumentacion, arrestohet 30-vjeçari

    02/08/2025
    OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi

    MPB: I burgosuri nga Burgu i Idrizovës ndërroi jetë në Qendrën Klinike në Shkup

    02/08/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Presidentja Osmani: “Sunny Hill”, rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet

    Presidentja Osmani: “Sunny Hill”, rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet

    02/08/2025

    BBC shkruan se si Dua Lipa e mori shtetësinë e Kosovës dhe sa shpesh ka folur për dashurinë ndaj vendit të saj

    02/08/2025
    Fatboy Slim ‘e bëri’ pjesë të Sunny Hill, reagon Rita Ora

    Fatboy Slim ‘e bëri’ pjesë të Sunny Hill, reagon Rita Ora

    02/08/2025
    Me te lexuara
    OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi

    MPB: Privohet nga liria 22 vjeçari nga Gjevgjelia, dyshohet për prodhim dhe qarkullim të substancave narkotike

    02/08/2025
    OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi

    Azem Sadiki shpalli kandidaturën e pavarur për kryetar komune për Komunën e Studeniçanit

    02/08/2025
    OBRM-PDUKM regjistrohet si Lëvizje edhe në Serbi

    MPB: Në autostradën Shkup-Kumanovë është kapur mall i brenduar pa dokumentacion, arrestohet 30-vjeçari

    02/08/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.