minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI përmes dy tenderëve në TEC Manastir po përvetësojnë 9 milionë denarë - Shqiperia.info

OBRM-PDUKM sot ka akuzuar LSDM-në dhe BDI-në se se përmes dy tenderëve në TEC Manastir duan të përvetësojnë 9 milionë denarë.

“Qeveria në largim po përgatit një krimi të madh që peshon 9 miliardë denarë. LSD dhe BDI përmes dy tenderëve në TEC Manastir duan të përvetësojnë 9 miliardë denarë para publike përmes kompanive të afërta të tyre.

Pak para zgjedhjeve, qeveria në largim shpall dy nga tenderët ndoshta më të mëdhenj të zhvilluar ndonjëherë në Maqedoni. Rreth 6 miliardë denarë për importin e thëngjillit dhe rreth 3 miliardë denarë me TVSH për nxjerrjen e thëngjillit dhe mbeturinave në TEC Manastir.

Paraprakisht dihet se kush do t’i fitojë këta dy tenderë me vlerë të përgjithshme prej 9 miliardë denarë, e këto janë kompani të afërta me qeverinë, njëra prej të cilave është në pronësi të konsullit të një vendi që është nën sanksionet e BE-së.

Qeveria që po largohet është evropiane vetëm me fjalë, por në realitet ajo po jep qindra miliona firmave të lidhura me njerëzit në vendet nën sanksionet e BE-së”, thonë nga OBRM-PDUKM.

OBRM-PDUKM u bën thirrje të gjithë menaxherëve në TEC Manastir që të kenë kujdes se çfarë nënshkruajnë, sepse çdo detaj i këtij prokurimi kriminal do të kontrollohet nga qeveria e ardhshme e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI përmes dy tenderëve në TEC Manastir po përvetësojnë 9 milionë denarë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version