Një rast i ri mizor ndaj kafshëve u regjistrua pranë Kriva Pallankës, ku një qen i lidhur në një automjet tërhiqej zvarrë përgjatë rrugës.

Fotografitë e postuara në rrjetet sociale tregojnë kafshën të shtrirë në asfalt, ndërsa shoferi është ulur pas timonit.

Falë reagimit të shpejtë të Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, qeni u gjet, është marr për kujdes, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Personi që kreu këtë akt të shëmtuar është identifikuar dhe ndaj tij do të ndërmerren procedurat përkatëse si nga AUV ashtu edhe nga Ministria e Brendshme./Telegrafi/

Një qen u tërhoq zvarrë nga një automjet pranë Kriva Pallankës, policia ka ndaluar një person appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version