Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e RMV-së ka lëshuar një deklaratë në lidhje me informacionin në shumicën e mediave serbe për një vrasje të trefishtë në Bolivi, në të cilën një nga viktimat dyshohet se është shtetas i RMV-së.
Nga MPJ thonë se ambasada e RMV-së në Brazil është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Bolivisë në Brasilia.
“Lidhur me raportimet në mediat serbe në lidhje me vrasjen e tre personave në Bolivi, nga të cilët, sipas informacioneve të medias, dy janë shtetas serb dhe një maqedonas, ju informojmë se Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Brazil është në kontakt me Ambasadën e Bolivisë në Brasilia.
Për të konfirmuar identitetin e viktimave, pritet përfundimi i autopsisë, e cila është ende në vazhdim.
Pas marrjes së informacionit zyrtar nga autoritetet boliviane në lidhje me identitetin e viktimave dhe rrethanat e ngjarjes, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të informojë më tej publikun”, thonë nga MPJ./Telegrafi/
MPJ e Maqedonisë: Po presim rezultatet e autopsisë për të konfirmuar nëse shtetasi jonë është midis tre të vrarëve në Bolivi appeared first on Telegrafi.