minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Gjuajtje me armë në Tetovë, policia del me detaje - Shqiperia.info

Mbrëmë në Tetovë ka pasur gjuajtje me armë zjarri, të cilat kanë ndodhur pak para orës 23:00.

Policia bllokoi bulevardin “Ilinden”, ndërsa mblodhi dëshmi të cilat do të përdoren për dokumentimin e rastit.

Sektori për Punë të Brendshme e konfirmoi rastin, prej ku thanë se sipas denoncimit gjuajtja me armë ka ardhur nga një makinë në lëvizje.

“Në orën 22:45 minuta, personi M.T nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri nga një veturë në lëvizje në shtëpinë e tij në Tetovë. Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim.

Disa media raportojnë se ky rast është vazhdimësi e vrasjes së para disa muajve në Spitalin e Tetovës./Telegrafi/

Gjuajtje me armë në Tetovë, policia del me detaje appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version