minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Zgjedhjet për anëtar të Këshillit Gjyqësor: Do të mbahen më 4 shtator, konkuron një kandidat - Shqiperia.info
Gjykatësja Xheneta Begtoviq nga Gjykata Themelore Penale Shkup është kandidatja e vetme nga lista pas konkursit të publikuar për zgjedhje të anëtarit të Këshilli Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga radhët e pjesëtarëve gjykatës të bashkësive të cilat janë më pak se 20 për qind e popullatës.
Në mbledhjen e Këshillit në të cilin u konkludua Lista e zgjedhjeve gjyqësore dhe është formuar Komisioni për zbatimin e zgjedhjeve, është vendosur që zgjedhjet të mbahet më 4 shtator 2024.
Me vendimin e Këshillit Gjyqësor, u zgjodh edhe kryetajrja e Gjykatës e Lartë Administrative. Gjithashtu  janë zgjedhur edhe dy gjykatës të jurisë në Gjykatën e Apelit në Shkup.
“Me 9 vota “PËR” , ushtrues detyre si Kryetar i Gjykatës së Lartë Administrative përcaktohet gjykatësja Violeta Ilievska, dhe deklarojmë se është nënshkrues i të gjitha akteve dhe llogarive të gjykatës dhe ky vendim hyn në fuqi  prej nesër, nga 06.08.20224”, thuhet në kumtesën e Këshillit Gjyqësor.
Përveç kësaj, në mbledhjen u vërtetua edhe ndërprerja e funksionit gjyqësor për shkak të përmbushjes së kushteve për kufirin e pensionit të moshës për gjykatëset Anita Danillova nga Gjykata e Lartë Administrative dhe Svetllana Poposka nga Gjykata Themelore Strugë.
Në mbledhje u miratua edhe Ndryshimi dhe plotësimi i Planit vjetor për furnizime publike për vitin 2024 si dhe Ndryshim dhe plotësimi i Rregullores pës sistematizimin e vendeve të punës në Këshillin Gjyqësor të RMV-së.

Zgjedhjet për anëtar të Këshillit Gjyqësor: Do të mbahen më 4 shtator, konkuron një kandidat appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version