
Deri në fund të javës, para Komisionit për zgjedhje dhe emërime në Kuvend do të gjendet propozimi për shkarkimin e kryetares së Antikorrupsionit Tatjana Dimitrovska. Propozimi vjen nga “E Majta”, në kohën kur partitë e tjera politike besojnë se nuk ka bazë ligjore për shkarkimin e saj, pa vendim të plotfuqishëm gjyqësor me të cilin do të vërtetohej fajësia.
“Nuk është e vërtetë se duhet me patjetër të ketë vendim të plotfuqishëm gjyqësor. Ligji për parandalimin e korrupsionit, neni 14 parashikon që kryetarja e Komisionit për parandalimin e korrupsionit mund të shkarkohet nëse nuk vlejnë më kushtet nga neni 11. Në nenin 11 janë kushtet që duhet të plotësojë kryetarja e Antikorrupsionit për t’u bërë kryetare. Ndër kushtet është që nuk duhet t’i caktohet ndalesë për kryerjen e funksionit. Në këtë moment kryetares së Antikorrupsionit i është vendosur masë për ndalimin e ushtrimit të funksionit”, tha Jovana Mojsova, E Majta.
Prokuroria sot nuk tregoi deri ku është procedura për Dimitrovskën dhe a planifikon masa të tjera ndaj saj.
Ditë më parë, Prokuroria për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti një propozim-akuzë kundër kryetares së Antikorrupsionit Tatjana Dimitrovska, e cila dyshohet se i ka vënë në dispozicion të dhëna që konsiderohen sekret zyrtar një personi të akuzuar për rastin “Aditivët” midis majit dhe dhjetorit të vitit 2024. Dimitrovska akuzohet gjithashtu se ka marrë në mënyrë të paligjshme ka marrë certifikatë për informata të klasifikuara.
Dimitrovska assesi të japë dorëheqje pavarësisht se dyshimet që rëndojnë mbi të kanë dëmtuar dukshëm kredibilitetin dhe integritetin e saj si kryetare por edhe të gjithë komisionit kundër Korrupsionit. Pavarësisht kësaj, Dimitrovska vazhdon të marrë rrogën e kryetarit e që është rreth 240 mijë denarë bruto ose rreth 2500 euro neto në muaj. /Alsat/
Nismë për shkarkimin e kryetares së Komisionit për Antikorrupsion appeared first on Telegrafi.