
Ministria e Transportit ka filluar një procedurë për lidhjen e një marrëveshjeje për trafikun ajror me Mbretërinë e Arabisë Saudite, e cila, siç u njoftua sot, do të krijojë një kornizë ligjore që do të mundësojë hapjen e linjave ajrore të rregullta me atë vend.
Deri më tani nuk ka pasur trafik ajror midis dy vendeve dhe krijimi i linjave ajrore të rregullta pritet të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, turizmit, shkëmbimit tregtar dhe marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe.
“Marrëveshja krijon kushte liberale dhe të drejta operative për transportuesit ajrorë, duke inkurajuar konkurrencën, çmime më të ulëta për pasagjerët, si dhe mundësinë e futjes së shërbimeve të reja dhe me cilësi më të lartë. Në të njëjtën kohë, Marrëveshja garanton nivelin më të lartë të sigurisë në trafikun ajror në përputhje me standardet ndërkombëtare. Maqedonia dhe Arabia Saudite krijojnë marrëdhënie miqësore, me një angazhim të ndërsjellë për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, duke rritur investimet dhe duke thelluar bashkëpunimin në disa fusha me interes të ndërsjellë”, thotë Nikolloski.
Ministria e Transportit thekson se lidhja e marrëveshjeve të tilla brenda kornizave ndërkombëtare është një instrument i rëndësishëm për promovimin e lidhjes midis vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe institucional./Telegrafi/







