minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Ngrihet akuzë për helmim të kafshëve, 62-vjeçari nga Negotina nën hetim - Shqiperia.info

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka ngritur akuzë ndaj një 62-vjeçari nga Negotina, i cili dyshohet se ka shkaktuar pasiguri të përgjithshme dhe torturë të kafshëve. I njëjti dyshohet se ka helmuar qentë në një pjesë të Negotinës.

“I akuzuari me datë 08.01.2023, në rrugën “Industriska” në Negotinë, me qëllim të vrasjes së qenve, ka derdhur helm të lëngshëm të përzier me ushqim. Edhe pse ishte i vetëdijshëm se në vend kishte një grup të madh njerëzish që mund të binin në kontakt me helmin, ai me vetëdije shkaktoi rrezik. Helmi u konsumua nga një qen që u helmua dhe ngordhi”, thonë nga Prokuroria.

Prokuroria Themelore Publike po vijon hetimet në lidhje me këtë rast dhe pritet të ndjekë procedurat ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të garantuar drejtësinë për të gjithë personat dhe kafshët e përfshirë në këtë ngjarje.

Ngrihet akuzë për helmim të kafshëve, 62-vjeçari nga Negotina nën hetim appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version