
Për shumë njerëz, telefoni është burimi kryesor i njoftimeve të bezdisshme, mesazheve të padëshiruara, shfletimit dhe humbjes së kohës, por prapëseprapë, ne nuk ndahemi prej tij. Përdorimi afatgjatë dhe i pavetëdijshëm shpesh na fut në një rreth magjepsës të stresit – jemi të mbingarkuar me informata, krahasohemi vazhdimisht me të tjerët, flejmë keq dhe humbasim përqëndrimin duke kërcyer nga një aplikacion në tjetrin. Truri thjesht nuk ka mundësi të pushojë. Çdo moment heshtjeje ndërpritet nga njoftimet, mesazhet ose nevoja për të “kontrolluar diçka”.
Në të njëjtën kohë, telefoni është një pajisje jashtëzakonisht e dobishme pa të cilën jeta në shoqërinë moderne është pothuajse e paimagjinueshme. Dhe ja pika kryesore – problemi nuk është në vetë telefonin, por në mënyrën se si e përdorim. Nëse ia mundësojmë, pajisja telefonike do të pushojë së qeni burim stresi dhe do të bëhet aleati ynë më i madh në rivendosjen e përqëndrimit, paqes dhe ekuilibrit në jetën e përditshme. Për të arritur në atë pikë, thjesht duhet të ndryshojmë disa gjëra të vogla.
Shndërrojeni ekranin tuaj kryesor në zonë të qetë
Në vend të një rrëmuje të pafundme ikonash, riorganizoni ekranin kryesor të telefonit tuaj në mënyrë që t’ju asocojë në diçka që ju pëlqen vërtet. Ndryshoni imazhin e sfondit dhe hiqni mediat sociale dhe aplikacionet e tjera stresuese nga ekrani juaj kryesor. Gjëja e parë që shihni kur zhbllokoni telefonin tuaj nuk duhet të jetë një burim stresi.
Mbani një ditar në telefonin tuaj
Në vend që të shfletoni mediat sociale ndërsa prisni autobus, bëni pushim ose uluni në kafene, hapni një aplikacion për shënime dhe shkruani atë që po ju kalon nëpër kokë në këtë moment. Mbajtja e një ditari do t’ju ndihmojë të heqni qafe mendimet e tepërta, të sqaroni ndjenjat tuaja dhe të ruani idetë e mira. Nuk kërkon shumë kohë, por ju stërvit vëmendjen dhe lehtëson stresin.
Leximi para gjumit
Cilësia e dobët e gjumit ka ndikim të madh në nivelet e stresit. Shfletimi në shtrat na “bombardon” me informata dhe dritë blu, të cilat prishin ritmin e gjumit. Në vend të kësaj, aktivizoni modalitetin e leximit që eliminon ngjyrat më të ftohta në ekran dhe hapni një libër elektronik sipas zgjedhjes suaj. Nëse ia lejoni trurit të përgatitet ngadalë për gjumë, do të fleni më lehtë dhe do të pushoni më mirë.
Është në rregull të humbisni diçka
Shumë prej nesh e fillojnë ditën me hapjen e telefonit sapo të hapim sytë, duke shfletuar njoftimet, aplikacionet dhe risitë. Kjo krijon ndjenjë urgjence dhe stresi, madje edhe para se të ngrihemi nga shtrati. Në vend të kësaj, përpiquni të krijoni një fillim më të qetë të ditës. Injoroni njoftimet dhe në telefonin tuaj lëshoni muzikë të qetë, tinguj qetësues të natyrës ose një podcast të shkurtër që ju frymëzon. Kujtojani vetes se është në rregull të humbisni diçka, se bota nuk do të ndalet nëse nuk i ndjekni të gjitha lajmet.
Ndryshimet janë të dobishme
Ashtu siç duhet të ndryshojmë mënyrën se si e përdorim telefonin, është po aq e rëndësishme të marrim në konsideratë ndryshimin e shprehive të tjera të mëngjesit që na shkaktojnë stres ose shpërqëndrim. Këto janë shprehi që shpesh i praktikojmë automatikisht, siç është cigarja e parë që ndezim në mëngjes. Nëse je një duhanpirës i rritur dhe nuk dëshiron të heqësh dorë nga kjo shprehi, mund të duash të marrësh në konsideratë kalimin në një alternativë më pak të dëmshme, siç janë produktet e duhanit pa tym ose qeset e nikotinës. Ashtu si me telefonin – nuk keni pse të hiqni dorë nga pushimi në punë, thjesht ndryshoni mënyrën se si e kaloni atë kohë. Më e rëndësishmja për ju – do t’i ruani ritualet tuaja, por në një formë që i përshtatet stilit modern të jetesës. Shprehitë mund të jenë të vazhdueshme, por ia vlen të ndryshohen, veçanërisht nëse zëvendësohen me një alternativë më pak të dëmshme.





