Mungesa e fuqisë punëtore dhe nevoja për punë cilësore janë disa nga arsyet të cilat çojnë pushtetin drejt ndryshimit të ligjit për të huajt që duan të punojnë në vend.

Në Kuvend kaluan leximin e parë propozim-ndryshimet që parashikojnë lehtësimin e procedurave të marrjes së lejes së qëndrimit për punëtorët që janë pjesë e kompanive që realizojnë projekte strategjike e veçanërisht ata që lidhen me realizimin e Korridorit 8 dhe 10.

Për momentin, për punëtorët e huaj, kërkesa për leje qëndrimi bëhet në Ministrinë e Brendshme megjithatë Agjencia e punësimit duhet të japë mendim varësisht nevojave të tregut të punës, procedurë kjo e komplikuar dhe që merr kohë.

“Gjithsesi, të huajt që angazhohen në projektet strategjike, do të bëjnë përjashtim sipas propozim-ligjit. Leje qëndrimi do të sigurohet pa mendim nga Agjencia e punësimit, pavarësisht kuotave dhe nevojave të momentit të tregut të punës. Kusht i vetëm plotësues është që të kenë vërtetim nga Ministria e Ekonomisë se i punësuari i huaj është i angazhuar te një subjekt juridik me statusin e partnerit strategjik”, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.

Procedura për lëshimin e lejeve të qëndrimit të përkohshëm do të përshpejtohet, dhe qëndrimi i punëtorëve të huaj do të zgjatet deri në një vit me një garanci nga punëdhënësi./Alsat/

Ndryshohet Ligji për qëndrimin e të huajve në vend, do të lehtësohet procedura e leje qëndrimit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version