Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit, është shtruar në terapi intensive. Shkak për këtë janë bërë problemet me pneumoninë.
Gjendja e tij nuk konsiderohet kritike, por mbetet serioze, dhe intubimi ishte i nevojshëm pasi kishte vështirësi në frymëmarrje.
Moratti është 80 vjeç, ditëlindjen e ka festuar më 16 maj. Ai qëndroi në krye të Interit për 18 vite, periudhë në të cilën fitoi 16 trofe. Suksesi më i madh ishte Tripleta e vitit 2010.
Fëmijët e tij organizuan një festë për Massimo Morattin pak muaj më parë dhe morën pjesë mbi 100 ish-lojtarë të Interit.
Ndër ta ishin emra të njohur si Ronaldo, Recoba dhe Vieri. Ai mbetet një nga figurat më të rëndësishme në historinë e klubit zikaltër./tvklan
Ankth për ish-presidentin e Interit, Massimo Moratti në intubim / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.