Një shtetas nga Romania u ndalua sepse iu gjet drogë teksa po përpiqej të hynte në vend përmes pikës kufitare Tabanoc, njoftojnë nga MPB.

“Mbrëmë rreth orës 22:00 në pikën kufitare Tabanoc, në hyrje të vendit, oficerët e policisë e kanë ndaluar A.O., 36 vjeç, nga Rumania. Gjatë një kontrolli kufitar dhe inspektimi të një automjeti pasagjerësh “BMW” me targa rumune, të cilin e drejtonte A.O., u gjet dhe u konfiskua marihuanë”, thonë nga MPB.

Nga atje shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihen akuza përkatëse./Telegrafi/

Ndalohet një shtetas i Rumanisë në Tabanoc, kapet me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version