minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Mirlind Daku fyhet nga tifozët, pritet dënimi i klubit Zenit - Shqiperia.info

Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i Federatës Ruse të Futbollit (CDC RFU) do të shqyrtojë në takimin e tij të radhës thirrjet ofenduese nga tifozët e Zenit St Petersburgut ndaj sulmuesit të Rubin të Kazanit, Mirlind Daku.

Më 12 gusht, Zenit mposhti Rubin Kazanin me rezultat 3-0 në Shën Petersburg në ndeshjen e raundit të dytë të fazës së grupeve të Kupës së Rusisë RPL.

Daku shënoi një gol për Kazanin, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it dhe kjo bëri që tifozët vendas ta fyejnë sulmuesin 27-vjeçar shqiptar, pasi ai në verë, negocioi një transferimin i cili nuk u realizua.

Fyerjet ndaj sulmuesit të kombëtares shqiptare, nuk kanë mbetur pa u vënë re dhe sipas kreut të komitetit, Artur Grigoryants, Zeniti pritet të dënohet.

“Në ndeshjen Zenit-Rubin, do të shqyrtojmë brohoritjet masive të përsëritura me shprehje fyese nga tifozët e ekipit vendas drejtuar sulmuesit të ekipit mysafir, Mirlind Daku”, ka thënë Grigoryants për RIA Novosti.

Gjithashtu, në takimin e Komitetit të Kontrollit dhe Disiplinës të RFU-së, i cili do të zhvillohet më 20 gusht, do të shqyrtohen brohoritjet me shprehje fyese nga tifozët e CSKA-së ndaj Spartakut të Moskës gjatë ndeshjes së fazës së grupeve të Kupës së Rusisë RPL.

Mirlind Daku fyhet nga tifozët, pritet dënimi i klubit Zenit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version